` . Vriten 2 policë turk nga një sulm me bombë – TV SHENJA

Vriten 2 policë turk nga një sulm me bombë

2 policë janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi të ndërmarrë me një mjet të ngarkuar me lëndë shpërthyese nga terroristët e PKK-së në rajonin Nusaybin në qytetin Mardin të Turqisë.

Mësohet se anëtarët e organizatës terroriste PKK në orët e para të mëngjesit me një mjet të ngarkuar me bomba kanë kryer një sulm në zonën ku ndodhet stacioni rajonal i trafikut dhe kompleksi i vendbanimeve të policisë në hyrje të rajonit. Si pasojë e shpërthimit ka patur dëmtime në shtëpitë e policëve. /AA/

Postime të Ngjajshme