` . Vret rrëqebullin, poston fotografitë në Facebook - TV-SHENJA

Vret rrëqebullin, poston fotografitë në Facebook

Një person është arrestuar në fshatin Varosh të Ferizajt, pasi ka vrarë një rrëqebull, kafshë e rrezikuar në Kosovë, dhe më pas ka postuar fotografitë në Facebook, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar arma si dhe leja e armës, ndërsa rasti i referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme hetimore.