` . Vrasja e pesëfishtë në Gjilan është kryer me armën zyrtare, Prokuroria ka informata se kjo armë i ishte ndaluar polices - TV-SHENJA

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan është kryer me armën zyrtare, Prokuroria ka informata se kjo armë i ishte ndaluar polices

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur urgjentisht hetimet për rastin tragjik të ndodhur sot në Gjilan.

Lajmi është konfirmuar nga burime shumë të sigurta të Insajderit pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, institucion ky që ka autorizuar hetimet

Sipas po këtyre burimeve të gjitha provat e deritashme tregojnë se ka vend për përgjegjësi të personave zyrtar, para se gjithash për neglizhencë dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Insajderi.

Të njëjtit dyshohet se nuk kanë ndërmarrë masat konform ligjit që ka të bëjë me vazhdimin e kryerjes së punës zyrtare-policore.

Përkundër dyshimeve për problemet psikike që kishte policja e e njëjta me armën zyrtare dyshohet se ka privuar nga jeta katër familjarët e saj dhe me pas veten.

Prokuroria Themelorë në Gjilan është duke shqyrtuar të gjitha informatat që kanë të bëjnë me posedimin e armës zyrtare, edhe pse informatat e siguruara tregojnë për armën e cila i ishte ndaluar zyrtares policore qysh para disa muajve.

Por gjatë ditës në një konferencë të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës është konfirmuar se vrasja e katërfishtë dhe vetëvrasja është kryer me armën e saj zyrtare të polices, shkruan Insajderi. 

Nuk dihet se si arma e njëjtë ka përfunduar sërish në doren e polices.

Burimet zyrtare të Insajderit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, njoftojnë se tashmë kanë filluar hetimet edhe ndaj të gjitha policëve që kanë probleme të tilla shëndetësore, por që vazhdojnë të jenë aktiv në Polici./Insajderi.com