` . Volejboll, Liria e Zherovjanit eliminon Shkëndijën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës - TV-SHENJA

Volejboll, Liria e Zherovjanit eliminon Shkëndijën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Derbi shqiptar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në Volejboll solli dominim të Lirisë së Zherovjanit të cilët eliminuan Shkëndijën e Tetovës me dy fitore në të dyja takimet (vajtje-ardhje). Triumfit 0:3 nga ndeshja e parë si mysafire, Liria sonte shënoi tjetër fitore bindëse me shifra maksimale 3:0. Të relaksuar nga rezultati i ndeshjes së parë, zherovjanasit dominuan edhe revanshin dhe kahja e ndeshjes u pa që në setin e parë kur Liria avansoi 1:0 pas rezultatit 25:14. Imazhet e njejta vijuan edhe në dy setet e ardhshme kur djemtë e trajnerit Hakik Ferati nuk u lejuan kuqezinjëve të kalonin kufirin e 13-të pikëve dhe me dy sete identike (25:13 dhe 25:13), mbyllën ndeshjen me fitore 3:0. Me këtë Liria kaloi në gjysmëfinale të Kupës së vendit, duke konfirmuar sezonin pozitiv me hyrje në mesin e katër ekipeve më të mira në garën e Kupës.

Kupa e Maqedonisë, 1/4 e finales:

KV Liria – KV Shkëndija 3:0

(25:14, 25:13 dhe 25:13)

Ndeshja e parë

KV Shkëndija – KV Liria 0:3

(17:25, 19:25, 17:25)

Faton Zylbehari /SHENJA/