` . VMRO: Zaevi shkurton investimet kapitale: LSDM: Po kthejmë parat tek qytetarët - TV-SHENJA

VMRO: Zaevi shkurton investimet kapitale: LSDM: Po kthejmë parat tek qytetarët

Qeveria e LSDM-së duhet të fillojë të punojë dhe të përmbushë premtimet që ju dha qytetarëve dhe jo të luajë dhe t’i kërcënojë, kanë thënë nga VMRO-DPMNE. Ata thonë se LSDM paralajmëroi rritje të investimeve kapitale, ndërsa me rishikimin e buxhetit, sipas tyre, të njëjtat janë shkurtuar për 3 miliardë euro.

“Me këtë vërtetohet se qeveria e LSDM-së nuk është reformuese, por anti-reformuese. LSDM duhet t’ia fillojë punës, pasi qytetarët presin përmbushje të premtimeve për pagën minimale prej 16 mijë denarësh dhe mesatare prej 30 mijë denarësh. Pensionistët presin pensione më të larta, ndërsa mjekët presin paga prej 100 mijë denarësh”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE.

Nga ana tjetër nga LSDM kanë reaguar duke thënë se rishikimi i ndjek nevojat e të gjithë qytetarëve, kurse paratë që ishin paraparë për lukse dhe shpenzime të panevojshme do t’u kthehen qytetarëve.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, përmes rishikimit fillon për të përmbushur premtimin e më shumë para tek qytetarët. Alokimi i ri do të ndihmojë kompanitë për të paguar rritjen e pagës së re minimale që do të kap vlerën prej 12.000 denarë në rreth 70.000 njerëzve që nga shtatori, gjithashtu do të zgjidhet edhe në mënyrë afatgjate problemi me punëtorët e falimentuar, kurse do të fillojë edhe projekti “Garanca rinore”, përmes të të cilit të rinjtë do të kenë mundësi për punësim apo pagesës së punës në sektorin privat”, kanë thënë nga LSDM.

Ata poashtu kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se për 11 vite ka manipuluar me qytetarët me projeksione të rreme për rritjen ekonomike.

Enis Murtezi /SHENJA/

Postime të Ngjajshme