` . VMRO: Propozimi i LSDM-së për mediat, i papranueshëm - TV-SHENJA

VMRO: Propozimi i LSDM-së për mediat, i papranueshëm

Propozimi i LSDM-së për ligjin e mediave, është tërësisht i papranueshëm për VMRO-DPMNE-në. VMRO vlerëson se ky propozim është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë dhe me konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Ilija Dimovski, nga VMRO- DPMNE, para takimit të grupit punues, deklaroi se ky propozim nuk ekziston në asnjë vend evropian, madje as në botë, dhe si i tillë është i papranueshëm për VMRO-në. Ai shtoi se VMRO, vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë, se ligji aktual i mediave është në përputhshmëri me të gjitha standardet evropiane dhe është notuar pozitivisht nga të gjitha institucionet relevante.

“Nëse nuk është i pranueshëm ky qëndrim, unë sot me vete kam sjellur të gjitha ligjet e mediumeve të shteteve evropiane, do ti vendos në tryezën e bisedimeve dhe do ti lus përfaqësuesit e LSDM-së, dhe të gjithë tjerët që janë të interesuar, këtu janë nga Italia, Luksemburgu, Çeki, Sllovaki, Greqi, Belgjikë, të të gjitha shteteve, të mos i numëroj, do ti vendos në tryezë, dhe do ti lus, le ta zgjedhin cilin ligj e duan, nga shtetet anëtare të Unionit Evropian, ta zgjedhin, ta përkthejmë, ta votojmë dhe ta implemetojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Dimovski.

Ndërkaq, ndërmjetësi belg në bisedime, Piter Vanhaute, poashtu para takimit, tha për televizionin Shenja se nuk pret ndonjë progres të madh, për shkak se ky është vetëm takimi i parë, pas një pauze të bërë nga grupet punuese.

“Është vetëm takimi i parë për të filluar me diskutimet për mediat. Nuk pres ndonjë progres të madh sot”, tha Vanhaute.

Çështja e mediave, është pika e fundit e Marrëveshjes së Përzhinos, pasi ditë më parë u mbyll edhe çështja e Metodologjisë së pastrimit të listës zgjedhore të propozuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Ajnur Bafqari /SHENJA/


VMRO: I PAPRANUESHËM PROPOZIMI I LSDM-SË PËR… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme