` . VMRO: Nuk kemi kontakte me gazetarin italian që publikon materialet për Zhvatjen - TV-SHENJA

VMRO: Nuk kemi kontakte me gazetarin italian që publikon materialet për Zhvatjen

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ka thënë se partia nuk zotëron materialet nga afera Zhvatja. Ai ka thënë se partia nuk ka asnjë kontakte me gazetarin italian të gazetës “La Verita”, e cila publikoi materialet për këtë rast.

“Nuk e kuptoj fare pse çështja që është ngritur në të kaluarën është shumë e rëndësishme, sepse në një farë mënyre ne po përpiqemi të bëhemi të shurdhër dhe të verbër para syve, shikojmë, kemi deklarime dhe publikim të video inçizimeve. Shpresoj që të kemi një shans për të parë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Për momentin nuk ka rëndësi kush me kë ka komunikuar, kush kujt ia ka dhënë, nga ku i ka marrë video inçizimet, megjithatë po konfirmoj edhe një herë personalisht, jo nuk kemi asnjë kontakt”, deklaroi Janushev.

Ai ka thënë se VMRO-ja edhe më heret ka raportuar një seri skandalesh, krime, raste korrupsioni, por deri tash Qeveria mbetet e verbër dhe e shurdhër ndaj këtyre kërkesave.

Më herët LSDM, ka lëshuar një reagim ku theksohet se kreu i VMRO-së, Hristian Mickovski nuk duhet që të fshehet por duhet të dalë para qytetarëve dhe për të shpjegojë nëse e ka takuar Nikolla Gruevskin në Budapest. /SHENJA/