` . VMRO-ja plotëson vendet e zbrazëta të kreun e saj (Video) – TV-SHENJA

VMRO-ja plotëson vendet e zbrazëta të kreun e saj (Video)

Mitko Jançev, Vllado Misajllovski dhe Aleksandar Nikolloski janë zgjedhur nënkryetarë të VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq, sekretar i përgjithshëm i partisë është zgjedhur Igor Janushev, ish drejtor i NTP Shkup.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Komitetit Qendror të partisë.

Vllado Misajllovski është ish ministër i Transportit dhe Lidhjes. Në atë funksion erdhi në maj të vitit 2015, në vendin e Mile Janakieskit.

Mitko Jançev është kryetari aktual i komunës së Kavadarit, ndërsa

Aleksandar Nikolloski është deputet nga rradhët e kësaj partie, i cili poashtu ka qenë i propozuar edhe për ambasador të Maqedonsië në BE.

Në Komitetin qendror nuk ishin ftuar Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski. Ata janë pjesë e nënshkruesve të letrës së hapur me të cilën kërkohej prolongimi i Kongresit të partisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski ka deklaruar se përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv të partisë që u zgjodh në seancën e Komitetit Qendror e përbëjnë njerëz të motivuar fuqimisht të cilët do të kenë qasje pozitive në veprimin e partisë.

Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Bëhet fjalë për individ të motivuar fuqimisht, njerëz që pjesën më të madhe të jetës e kanë kaluar në strukturat partiake dhe politikanë me përvojë, kështu që në periudhën që pason, jam i bindur se VMRO-DPME të ngritet në këmbë të shëndosh dhe do të mund që të siguroj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ta formojë qeverinë e re në Maqedoni

Ai ka informuar se Komiteti Qendror në të cilin kanë marrë pjesë 115 nga 135 anëtarët, pothuajse njëzëri kanë zgjedhur Komitetin Ekzekutiv, i cili fillimisht numëron 26 anëtarë por që ky numër pritet të rritet. Ajnur Bafqari /SHENJA/