` . VMRO interpelancë për ministrin e Financave, reagon LSDM - TV-SHENJA

VMRO interpelancë për ministrin e Financave, reagon LSDM

Lidhur me interpelancën e dorëzuar nga ana e VMRO-DPMNE-së kundër ministrit të Financave, Dragan Tevdovski kanë reaguar nga LSDM. Ata thonë se me këtë veprim VMRO-DPMNE vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve. Ata i cilësojnë si të kota dhe të dëshpëruara tentimet e VMRO-së që si thonë ata, nëpërmjet interpelancave mundohen të pengojnë reformat të cilat sjellin jetë kualitative për të gjithë qytetarët.
“Me interpelancën e pabazë, VMRO-DPMNE është kundër rrogës minimale prej 12 000 denarëve për të gjithë të punësuarit. Me votimin kundër rishikimit të buxhetit të përgatitur nga ministri dhe Ministria e Financave, VMRO-DPMNE dëshmoi , por edhe me interpelancën e sotme, dëshmoi se është kundër zgjidhjes afatgjatë të statusit të punëtorëve të falimentuar. “- thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të LSDM-së.

Postime të Ngjajshme