` . VMRO-DPMNE zgjodhi sekretarin gjeneral dhe nënkryetarët – TV-SHENJA

VMRO-DPMNE zgjodhi sekretarin gjeneral dhe nënkryetarët

Ish drejtori i Ndërmarrjes Transporti Publik Igor Janushev është Sekretari i ri gjeneral i VMRO-DPMNE-së.
Ai u zgjodh nga Komiteti Qendror i partisë.
Për nënkryetar janë zgjedhur ish ministri i transportit dhe lidhjeve Vllado Misajllovski, kryetari aktual i Kavardarit Mitko Jançev si dhe ish deputeti Aleksandar Nikollov.
Pritet që të emërohen edhe anëtarët e ri të Komitetit ekzekutiv. /SHENJA/