` . VMRO-DPMNE: Qeveria zhvillon politika ekonomike rrënuese – TV-SHENJA

VMRO-DPMNE: Qeveria zhvillon politika ekonomike rrënuese

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në seancën e Komitetit Qendror të partisë mbrëmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë takimet në terren me qytetarët në mbarë vendin, me qëllim që t’i dëgjojë sugjerimet e tyre që pastaj për ato të ofrohen zgjidhje programore.

Ai dhe anëtarët e Komitetit Qendror kanë vlerësuar se në planin ekonomik vendi po fundoset dhe po ballafaqohet me kolaps dhe se pas nëntë muajve qeverisje, qytetarët janë “dëshmitarë të dhjetëra gënjeshtrave dhe premtimeve të papërmbushura nga periudha parazgjedhore”.

“Me çdo ditë të kaluar konfirmohen dyshimet se funksionarët e LSDM-së ose me vetëdije i kanë gënjyer qytetarët ose tërësisht janë të paaftë të realizojnë atë që e kanë premtuar gjatë fushatës. Katastrofa është e njëjtë edhe në nivel lokal edhe në nivel qendror”, ka thënë Mickovski në seancën e Komitetit Qendror.

Lidhur me gjendjen ekonomike, anëtarët e KQ-së kanë konkluduar se “paaftësia e LSDM-së po reflektohet me rezultate katastrofale në kurriz të qytetarëve”.

Prej atje thonë edhe se sundimi i së drejtës është rrezikuar dhe aspak nuk përmirësohet gjendja me sistemin gjyqësor.

Në seancën e Komitetit Qendror Zllatko Perinski është emëruar shef i kabinetit të liderit të VMRO-DPMNE-së Hrsitjan Mickoski, me çka u ndërpre mandati i tij i deritanishëm si anëtar i Komiteti Ekzekutiv të partisë.