` . VMRO-DPMNE: Qeveria po na futë në borxhe të reja - TV SHENJA

VMRO-DPMNE: Qeveria po na futë në borxhe të reja

VMRO-ja vlerëson se me ribalancin e propozuar të buxhetit, Qeveria e udhëheqr nga LSDM-ja po e rrit detyrimin e Maqedonisë. “Qeveritarët, të cilët me muaj prapa folnin për shqetësimin e tyre se Maqedonia është vend i mbidetyruar, tani tani erdhën në pushtet, propozojnë ribalanc në të clin parashikojnë detyrim më të madh të shtetit deri në fund të vitit për 150 milionë euro. Që në muajin e parë pasi që erdhën në pushtet e detyruan shtetin 60 milionë euro”, njoftoi VMRO-DPMNE. VMRO paralajmëron se në rast se vazhdojnë këto plane qeveritare deri në fund të vitit, çdo ditë, shteti do të detyrohet për 1,2  milionë euro të reja më shumë. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme