` . VMRO - DPMNE: LSDM po mbron krimin e Katica Janevës - TV-SHENJA

VMRO – DPMNE: LSDM po mbron krimin e Katica Janevës

VMRO – DPMNE me anë të një komunikate për media ka akuzuar kryeminstri Zoran Zaev se po mbron krimin e prokurores Katica Janeva, njofton Shenja.

“LSDM po mbron krimin e Katica Janevës. Deputetët nën kontrollin e Zoran Zaevit kanë refuzuar të diskutojnë për shkarkimin e Janevës. Kjo është dëshmi e qartë se Janeva është nën komandën e Zoran Zaevit. “Vet fakti që Janevës i është lënë hapësirë të veprojë në liri derisa Boki 13 dhe Zoki Kiçeec ishin në paraburgim flet për qëllimet e pushtetit”, thuhet në kumtesën e VMRO – DPMNE-së. /SHENJA