` . VMRO dhe LSDM përplasen për ajrin e ndotur (Video) - TV-SHENJA

VMRO dhe LSDM përplasen për ajrin e ndotur (Video)

Pas arritjes së niveleve të larta të ndotjes së ajrit në shumë qytete të vendit, VMRO-DPMNE ka dalë me akuza ndaj LSDM-së dhe Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev për mungesë të politikave për zgjidhjen e këtij problem. Sipas tyre, LSDM po dëshmohet e paaftë për të zgjidhur problemin me ajrin e ndotur dhe për dy vite nuk kanë ndërmarrë asgjë konkrete edhe përkundër premtimit të masave urgjente.

VMRO-DPMNE
“Si rezultat i jozeriozitetit të LSDM-së, Republika e Maqedonisë u bë shteti më I ndotur në Evropë, ndërsa nuk kalon ditë që Shkupi nuk është në 19 qytetet më të ndotura në botë. Derisa LSDM shërbehet me gënjeshtra dhe manipulime Banka botërore konstaton se për shkak të ndotjes tejnorme të ajrit në Republikën e Maqedonisë, në nivel vjetor regjistrohen 1.350 raste të vdekjes. Qytetarët çdo ditë I mbushin spitalet si pasojë e ndotjes së ajrit, ndërsa pushtetit si dridhet as syri”

Por, nga LSDM janë kundërpërgjigjur me akuza se fajtor për nivelin e lartë të ndotjes është injorimi i një problem kaq të rëndësishëm dhe mosndërmarrja e asnjë aksioni për zgjidhjen e tij gjatë 11 viteve të plota nga ana e ish qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE edhe sot po dëshmon papërgjegjësi të njëjtë dhe nuk kanë as plan as propozim dhe as vizion kanë akuzuar nga LSDM.

LSDM
“Përkundër kësaj qasje joserioze, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, qyteti i Shkupit, komunat dhe institucionet kompetente ndërmarrin masa në kontinuitet për zgjidhje të problem me ndotjen e ajrit. Aktivitetet për ripërtërirje të sipërfaqeve të gjelbra të dëmtuara vazhdon çdo ditë në nivel të të gjitha komunave”

Nga kjo parti thonë se buxheti në qytetin e Shkupit për mbrojtje të mjedisit jetësor është rritur për 32 përqind, janë vendosur 527 pastrues të ajrit në 23 shkolla, janë blerë 40 autobus të rinj ekologjik dhe janë ndarë vetura elektrike dhe pajisje me gaz për autumobilat, si dhe janë ndërmarrë shumë masa të tjera me qëllim të përmirësimit të gjendjes me ajrin e ndotur. Arben Zeqiri /SHENJA/