` . VMRO: Dënimi i Gruevskit dëshmon “martesën” e Zaevit me gjykatën – TV-SHENJA

VMRO: Dënimi i Gruevskit dëshmon “martesën” e Zaevit me gjykatën

Aktgjykimi ndaj Nikolla Gruevskit, sipas VMRO-DPMNE-së, dëshmoi se si funksionon gjyqësori politik dhe si shqiptohen aktgjykime politike. Në konferencë për mediat, Aleksandër Nikollovski nga opozita maqedonase tha se sot u pa drejtpërdrejt “martesa joparimore” e Zoran Zaevit me gjyqësorin, benefitet e të cilit tani janë në interes të Zaevit.

Nga VMRO-DPMNE thanë se tashmë gjykatës nuk i interesojnë as faktet as argumentet, por vetë realizimi i porosive politike të Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Sipas Nikollovskit nga VMRO-DPMNE gjykata tani vepron me standarde të dyfishta.

“Porosinë të cilën Zaev dhe LSDM e dërguan përmes gjykatës është e qartë dhe thotë se nuk është me rëndësi a ka çfarëdoqoftë baze ose dëshmie, për shkak se të jemi të sinqertë kjo është vepër në të cilën qeshin të gjithë juristët. Me rëndësi është se gjithkush që ka kundërshtuar dhe do t’i kundërshtojë politikat antishtetërore, mund të përfundojë me aktgjykim ndëshkues”, deklaroi Nikollovski. /SHENJA/