` . Vlorë, një makinë gjendet e fundosur në det - TV SHENJA

Vlorë, një makinë gjendet e fundosur në det

Një makinë tip xhip është gjetur mëngjesin e së hënës në ujërat e detit të Vlorës, 20-30 m nga bregu i detit.

Mjeti është gjetur te ‘Plazhi i Vjetër’ dhe nuk dihet nëse ka persona brenda në makinë.

“Rreth orës 07:22, është gjetur nga Policia një automjet në det. Ngjarja ka ndodhur në zonën ujore të plazhit të vjetër, ku rreth 20-30 m larg nga bregu i detit është gjetur në ujë një automjet tip “Fuoristradë”informon policia.

Sipas policisë, automjeti ndodhet brenda në ujë dhe përreth tij deri tashmë nuk vërehet të ketë ndonjë marerial të kundraligjshëm.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për nxjerrjen nga uji të këtij mjeti.

Postime të Ngjajshme