` . Vjerda fiton turneun “Gongu i artë” - TV-SHENJA

Vjerda fiton turneun “Gongu i artë”

Bekim Vjerda nga Shqipëria është fitues i turneut ndërkombëtar ”Gongu i Artë” i cili u zhvillua në Shkup, shkruan SHENJA.
Vjerda në finale mundi boksierin serb Nikolla Stevanoviqin, me shqiptarin i cili dominoi meçin që nga fillimi e deri në fund. Tekniku më i mirë i turneut u shpall Violant Sulejmani nga Kosova, ndërsa çmimi i boksierit më të mirë të vendit shkoi për Denis Muaremovskin.
Epiteti i boksierit më të mirë të huaj i takoi serbit Llazar Staoneviqit, kroati Kristijan Hodak u shpall trajneri më i mirë i turneut, ndërsa Branisllav Damjanovski nga Serbia u zgjodh arbitri më i mirë i turneut.
Ndryshe turneu ndërkombëtar ”Gongu i Artë” organizohet çdo vit nga federata e boksit të Maqedonisë, në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, dhe Komitetin Olimpik të Maqedonisë.

Postime të Ngjajshme