` . Vjenë, muslimanët gjatë Ramazanit do të bëjnë iftar me migrantët - TV SHENJA

Vjenë, muslimanët gjatë Ramazanit do të bëjnë iftar me migrantët

Muslimanët në qytezën Traiskirchen, afër Vjenës, gjatë tërë muajit të Ramazanit do të bëjnë iftar së bashku me migrantët, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdal Kaymaz, kryetar i këshillit të xhematit të xhamisë Selimiye në Traiskirchen, deklaroi se me këtë nismë kanë dashur të shprehin solidaritet me migrantët edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Ai theksoi se shumë muslimanë të cilët jetojnë në Traiskirchen, rreth 20 kilometra larg Vjenës, gjatë Ramazanit së bashku do të bëjnë iftaret me migrantët.

Ai shtoi se tashmë 17 vite organizojnë bashkarisht iftare në këtë rajon, duke përkujtuar se nga viti 2015 nëpër iftare marrin pjesë edhe një numër i madh i migrantëve të cilët vitin e kaluar arritën në Austri në kërkim për një jetë më të sigurtë dhe më të mirë.

 

Postime të Ngjajshme