` . Vjedhje e rëndë në një shkollë fillore në Çair, vidhen 169 laptopë – TV-SHENJA

Vjedhje e rëndë në një shkollë fillore në Çair, vidhen 169 laptopë

Në Stacionin Policor në Bit Pazar është denoncuar se në shkollën fillore e locuar në rrugën Kosta Abrasheviq, është bërë një vjedhje e rëndë.
Nga policia informojnë se nga shkolla janë vjedhur 169 laptop të vogël së bashku me mbushës, 100 “mausë”, 45 tastierë dhe 30 USB. Dëmi i shkaktuar është 576 mijë denarë.
Keqbërësi është futur në shkollë duke përdorur forcë fizike, ka hapur një nga dritaret dhe më pas nga kabinetet e mësimdhënësve ka marrë laptopët. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.