` . Vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të stafit të Mercedesit, Lewis Hamilton: Kjo ndodh çdo vit në Brazil! - TV-SHENJA

Vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të stafit të Mercedesit, Lewis Hamilton: Kjo ndodh çdo vit në Brazil!

Gara e radhës e ngasësve të Formula 1 do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në Brazil, ku ndodhi një incident i paprecedent në garat e këtij sporti.
Ekipi i bolidit të Mercedeiit ishte jashtë pistës “Interlagos” kur u shtënë me armë në drejtim të tyre.

Kështu së paku ka pohuar sot Lewis Hamilton duke thënë se të shtënat erdhën gjatë grabitjes së minibusit që po barte stafin teknik të skuderisë së ekipit gjerman gjatë natës së premte.

“Disa pjesëtar të stafit tim hasën në të shtëna armësh në shtegun e pistës së Brazilit. U gjuajt me armë në drejtim të tyre dhe njërit prej tyre iu vendos arma në kokë. Kjo është shqetësuese për ta dëgjuar”, ka shkruar ndër të tjerash Hamilton në llogarinë personale të Twitterit.

Postime të Ngjajshme