` . Vizbegu pa ujë, banorët paralajmërojnë protesta! (VIDEO) - TV SHENJA

Vizbegu pa ujë, banorët paralajmërojnë protesta! (VIDEO)

Protestat nuk do të ndalen deri sa të arrihet qëllimi, sepse pa ujë nuk jetohet. Kjo është porosia e banorëve të Vizbegut drejt organeve kompetente, përgjegjës për zgjidhjen e problemit të ujit në këtë vendbanim. Banorët thonë se protesta do të vazhdoj të ketë, deri sa kërkesa e tyre për ujë të mirret parasysh, por në rast se kërkesa e tyre nuk realizohet, do të gjejnë edhe mënyra tjera për të arritur qëllimin.

BANORË

“Do t’i vazhdojmë ende protestat, kështu nuk shkon, nuk është jetë kjo. Neve na kanë lënë anash. Këtu askush nuk merr masa, kjo është turp”.

“Protestat kemi me i vazhdu deri në fund, deri sa të arrihet qëllimi. Nuk do të paguajmë deri sa të na e sjellin ujin. Vështirësi normalisht që ka, bartim ujë prej bunareve ku ka ndokund. Këtu tek xhamija ka ujë, vijmë marrim ujë këtu”.

“Ne pa ujë jemi, një muaj ka që nuk kemi pikë uji…Ashtu e kemi lënë, që t’i vazhdojmë, nesër kemi dalë para Ujësjellësit”.

Ata më tej thonë se ndryshe nga ajo që deklaron kryeqyteti i Shkupit, inspektorati që ka vizituar Vizbegun ka konstatuar mungesën e ujit dhe jo për të bërë sanksionimin e atyre që përdorin ujë pa kontroll, pasi sipas tyre në Vizbeg nuk ka ujë aq sa të mund të keqpërdoret. Prandaj ata edhe njëherë bëjnë thirrje për zgjidhje të problemit të ujit.

BANORË

“Inspektoriati që ka qenë këtu, ato nuk paskan dhënë fakte të vërteta, ata paskan dalë pr atë se ku keqpërdoret uji. Ata metëvërtet kanë hasur në të vërteta, që nuk kanë parë pikë uji askund. Unë nuk e di çfar kanë thënë ata atje, kanë dalë në teren ku keqpërdoret uji, ndërsa ne I kemi dërguar ku nuk ka ujë”.

“I lus që sa më shpejtë të marrin masa, ta kryejnë këtë problem të ujit në Vizbeg. E jo fajtor janë popullata, ajo apo kjo. Sa për popullatën ka inspeksion, le të vijë dhe ta dënoj kush e keqpërdor ujin”.

Nga Komuna e Shutkës zotohen se tashmë disa ditë janë duke punuar në sanimin e problemit dhe më sëvoni deri nesër, në Vizbeg do të ketë ujë.

Gjorgi Klinçarevski, inspektorat komunal, komuna e Shutkës, tha se sot momentalisht po punohet në rrugën kryesore, që lidh rrugën e ‘Butelski Venec’.

“Ka ngelur vetëm të përforcohet edhe rezervari i vjetër, tani po bëhet edhe një prizëm tjetër, kështu që shpresojmë se gjatë ditës së sotme, më së voni deri nesër, banorët e Vizbegut do të kenë ujë të pijshëm”

Nga kjo komunë thonë që këtë iniciativë e kanë ndërmarrë, nga peticioni që e kanë dërguar tek ato banorët e Vizbegut. Përndryshe banorët e Vizbegut dy herë kanë protestuar në shenjë revolte për munges të ujit, duke bllokuar disa orë bulevardin “Sllovenia”.

Emine Ismaili /SHENJA/

Vizbegu pa ujë, banorët paralajmërojnë protesta! by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme