` . VIP shënon 10 vjetorin, numëron 1 milion e 200 mijë përdorues - TV-SHENJA

VIP shënon 10 vjetorin, numëron 1 milion e 200 mijë përdorues

Operatori Vip shënoi sot 10 vjetorin e funksionimit të tij.  Drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Dimitar Kovaçevski, përmendi një sërë sfidash por edhe njëkohësisht arritjeve që i ka përjetuar Vip, gjatë këtij jubileu. Sipas Kovaçevskit, Vip është shndërruar në operatorin më të madh në Maqedoni, duke numëruar rreth 1 milion e 200 mijë përdorues. Nën moton “Më shumë për ju”, ai shtoi se Vip, do të vazhdoj të punoj në drejtim të krijimit të ofertave më të mira për telefonin fiks dhe celular. Poashtu nga ana e tyre do vazhdojnë të mbështeten aktivitet sportive, arsimore dhe kulturore. Me rastin e 10 vjetorit, Vip promovoi edhe një ofertë të re, e quajtur ”Oferta e ditëlindjes”, ofertë kjo që përfshin biseda dhe mesazhe të pakufizuara me të gjitha rrjetet dhe 10 GB internet të shpejtë me 4G, për 749 denarë.

“Nga 2007-ta, nga fillimet e saja, Vip ka kaluar nëpër një proces të rritjes dhe të ndryshimeve të vazhdueshme dhe promovimeve të vazhdueshme në punën e saj. Gjatë dy viteve të kaluara, vip së bashku me grupin e telekomit austriak dhe më vonë edhe me grupin mobile amerikan,  kanë bërë një hap të madh, të telekomunikimit maqedonas. Kanë bërë forcimin e portfolit, me bashkimin e 3 operatorëve të mëdhenj të telekomunikimit në Maqedoni dhe sot Vip përfaqëson një kompani, që ofron shërbime konvergjente në telefonin mobile dhe fix”, ka deklaruar Dimitar Kovaçevski, drejtor gjeneral.

Postime të Ngjajshme