` . Viktima e parë nga moti i ftohtë në Shqipëri - TV-SHENJA

Viktima e parë nga moti i ftohtë në Shqipëri

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një të pastrehë që është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Trupi është gjetur i mbledhur kruspull nga kalimtarët në lagjen numër 17, të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit, pas veprimeve të para e ka identifikuar të ndjerin si shtetasin Arben Sulo, 38 vjeç, raporton TopChannel.

Ndërkohë, specialistët e mjekësisë ligjore që kanë marrë në dorëzim kufomën kanë konstatuar se në të nuk ka patur shenja dhune dhe se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.

Postime të Ngjajshme