` . (VIDEO) Zvicra mund Hungarinë, kryeson në Grupin B - TV-SHENJA

(VIDEO) Zvicra mund Hungarinë, kryeson në Grupin B

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore me rezultat 3-2 kundër Hungarisë në udhëtim, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Për Zvicrën shënuan Seferoviç, Rodriguez dhe Stoker, kurse për përfaqësuesen zvicerane në këtë takim luajtën edhe katër shqiptarë, Behrami, Xhemaili, Shaqiri dhe Mehmedi. Ndërsa dy golat për Hungarinë i shënoi Adam Szalai.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Zvicra kryeson grupin me gjashtë pikë, ndërsa Portugalia renditet në vendin e tretë me tre pikë.

Postime të Ngjajshme