` . (VIDEO) Zhbogar: Ndërkombëtarët nuk ju tregojnë se kur do t'i bëni zgjedhjet - TV-SHENJA

(VIDEO) Zhbogar: Ndërkombëtarët nuk ju tregojnë se kur do t’i bëni zgjedhjet

Ne nuk mund të ju tregojmë se kur duhet t’i mbani ju zgjedhjet, vendimin duhet ta marrin politikanët të cilët duhet të bëjnë një balans mes situatës me pandeminë dhe institucionet. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, i cili duke komentuar debatin e fundit për datën e zgjedhjeve, kujtoi se pandemia do të jetojë edhe për një kohë në mesin tonë, ndërsa gjendja e jashtë zakonshme nuk mund të zgjashë pafundësisht.

SINKRON: SAMUEL ZHBOGAR, AMBASADOR I BE-SË NË SHKUP

“Unë shoh dy situata, në një anë shoh situatë në të cilën nuk keni Kuvend, keni Qeveri teknike me kompetenca të kufizuara, ndërsa gjithashtu keni gjendje të jashtë zaonshme e cila nuk mund të zgjatë përgjithmonë. Ajo që unë shoh keni edhe një situatë nga ana tjetër me korona virusin dhe në këtë rast institucionet duhet në mënyrë adekuate të menaxhojnë me situatën. Nga ana tjetër shohim rritje të rasteve të reja të të infektuarve me korona virus. Në këtë situatë që e shohim, unë mendoj se duhet të bëhet një balans dhe ai balans duhet të bëhet nga politikanët tuaj. Duhet të themi se kur bëhet fjalë për zgjedhjet asnjëherë nuk ka periudhë të duhur, ose moment të qëlluar, megjithatë duke patur parasysh gjendjen aktuale me korona virusin, mendoj se nuk është e vështirë të bëhet zgjedhja e duhur. Situata nuk do të përmirësohet shumë më tëj ose deri në fund të vitit dhe siç tha edhe ministr, virusi nuk do të zhduket dhe do të jetë këtu me ne edhe për një kohë”

Nga ana tjetër, ambasadori i Gjermanisë në Bashkimin Evropian, ka thënë sot se fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërnë janë prioritet gjatë kryesimit të Gjermanisë, por kujtoi se disa vende anëtare tanimë kanë paralajmëruar se procesi zgjedhor do të ndikojë në vendimin e tyre për bisedimet për anëtarësim në BE.

MIHAJLL KLAUS, AMBASADORI GJERMAN NË BE

“Duhet ti shohim qëndrimet e vendeve anëtare, nuk mund të them emra, por kur pyesni për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, a do të kenë ndikim apo jo, dëgjoj nga disa vende anëtare se zgjedhjet do të ndikojnë në vendimin e tyre, kur të bëhen lëndë e bisedimeve në Këshill”

Ambasadori gjerman në BE, ka përsëritur se vendi i tij gjatë kryesimit me BE-në, do të insistojë që bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, të happen edhe formalisht der në fund të vitit dhe sipas gjasave kjo pritet të ndodhë gjatë vjeshtës. Arben Zeqiri /SHENJA/