` . (VIDEO) Zëvendësministrja nga radhët e LSDM-së zotohet se nuk lejojnë "struktura paralele" më polici - TV-SHENJA

(VIDEO) Zëvendësministrja nga radhët e LSDM-së zotohet se nuk lejojnë “struktura paralele” më polici

Zëvendësministrja shtesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska është e gatshme që me vendsosshmëri të kundërshtojë çdo tentim për krijimin e strukturave paralele në MPB si dhe prishje të parimit të hierarkisë dhe shkeljes së ligjit. Ajo duke u përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve ka theksuar se në këto momente nuk ka diçka konkrete lidhur me këtë çështje por  porosinë po e dërgon tek të gjithë përfaqësuesit në MPB me qëllim që në të ardhmen të mos ndodhin gjëra të pakëndshme.

SLLAVJANKA PETROVSKA, ZËVENDËS MINISTRE SHTESË PËR PUNË TË BRENDSHME

“Në interes të qytetarëve, jam e gatshme për bashkëpunim, por poashtu në interes të tyre, jam e gatshme për kundërshtim me vendosshmëri ndaj çdo tentimi për krijimin  e strukturave paralele dhe prishje të parimit të hierarkisë dhe shkeljes së ligjit. Partitë politike janë të mirëseardhura t’i prezantojnë platformat dhe kandidatët e tyre, ndërsa qytetarët nuk mund të jenë viktima të obstruksioneve, bllokadave apo presioneve”

Porosia e saj ndaj qytetarëve ishte se MPB do të vazhdojë ta garantojë sigurinë e tyre, duke nënvizuar se nuk mundet dhe nuk guxon të ketë keqpërdorime nga asnjë parti politike gjatë zgjedhjeve. Petrovska tha se kjo qeveri teknike do të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Ajo paralajmëroi secilin që do të mundohet të përsërisë metodat e vjetra të keqpërdorimeve, se do të ballafaqohet ashpër me ligjin.

SLLAVJANKA PETROVSKA, ZËVENDËS MINISTRE SHTESË PËR PUNË TË BRENDSHME

“Koha e shtabeve partiake në MPB është  kaluar, njësoj siç është e kaluar edhe koha kur policia rrihte studentë, bënte sulme ndaj organizatave joqeveritare dhe burgoste gazetarë. Secili që do të mundohet t’i përsëris metodat e vjetra me “le të zhduket një letër”, ose e mirënjohura “kapje e veshëve” do të ballafaqohet ashpër me ligjin”

E pyetur për raportet me ministrin teknik, Naqe Çulev, Petrovska tha se kanë raport korrekt për shkak të interesit të qytetarëve, sa i takon kallëzimit penal ndaj tij, Petrovska tha se mbetet në qëndrimin e njejtë. Ndërsa lidhur me emërimin e Risto Stavrevskit për shef të SPB-së, ajo tha se poashtu mbetet në qëndrimin e njejtë se ai nuk duhet të jetë në këtë pozicion, por nënvizoi se megjithatë secili duhet të mbajë përgjegjësi për kuadrot që i propozon. Ajnur Bafqari /SHENJA/