` . (VIDEO) Zaevi dhe ambasadori rus: Maqedonia e Veriut dhe Rusia janë mike - TV-SHENJA

(VIDEO) Zaevi dhe ambasadori rus: Maqedonia e Veriut dhe Rusia janë mike

Pas skandalit me bisedat telefonike me humoristët rus, për herë të parë shihen publikisht bashkë kryeministri Zoran Zaev dhe Ambasadori rus në Maqedoninë e Veriut Sergej Bazdnikin. Zaev gjatë hapjes së pompës së re të benzinës “Lukoil” në lagjen Hasanbeg, deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Rusia janë miq edhe përkundër kundërshtimit të tyre që vendi të bëhet anëtare e NATO-s. Ai tha se sot do të realizojë takim me ambasadorin rus, takim ky që sipas Zaevit është përcaktuar para 10 ditëve.

Zoran Zaev, Kryeministër

“Këto performanca të rrejshme që për fat të keq janë implementuar edhe mbi mua, paraqesin çështje private dhe nuk janë vepra të federatës ruse dhe të shtetit rus… Rusia kundërshton anëtarësimin tonë në NATO dhe atë e thotë, por jo për shkak neve, por përshkak të qëndrimit të tyre kundër zgjerimit të NATO-s…Qëndrimi i tyre është principiel, unë e kuptoj, ne jemi vend i vogël duam të jemi miq me të gjithë, duam të shkojmë në NATO por edhe ta ruajmë miqësinë  me ato vende që nuk janë kundër zgjerimit të NATO-s”

Zaev sqaroi se ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe me atë të Serbisë Alensndër Vuçiç, ndërsa edhe pse ka kërkuar falje nga presidenti Thaçi, edhe njëherë ju tha  qytetarëve të Kosovës se nuk ka qenë qëllimi që t’i lëndojë.

Zoran Zaev, Kryeministër
Kemi biseduar me zotëri Thaçin, ka kërkuar sqarim, unë kam shkëmbyer porosi edhe me presidentin Vuçiç, gjithsesi dua edhe njëherë ta shfrytëzojë mundësinë që nëse kam lënduar presidentin ose qytetarët e Kosovës me deklaratën, ky nuk ka qenë qëllimi. Ne jemi vërtetë vende mike, unë shpresoj, të paktën ashtu ndjehem se jam mik i Kosovës dhe qytetarëve të saj, asnjëherë nuk kemi pasur detaje për procesin e bisedimeve, siç kam deklaruar paraprakisht, e gjithë ajo që është temë bisedimesh në çfarëdolloj kuloare, nga ajo që është e pranishme në media në opinion dhe të ngjajshme. Madje edhe presidenti Thaçi edhe presidenti Vuçiç e dijnë se ne nuk dijmë, nuk kemi ndarë informata. Ne vërtetë dëshirojmë prosperitet dhe zgjidhje të problemit me Kosovën, prosperitet të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Kosovë por edhe në gjithë rajonin. “

Ndryshe në hapjen e pompës së benzinës, të 31-tën me rradhë në territorin e Maqedonisë së Veriut, ambasadori rus gjatë fjalimit të tij u drejtua në gjuhën maqedonase. Ai nuk foli për çështjen e humoristëve, por vetëm për bashkëpunimin e mirë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/