` . (VIDEO) Zaev: do të dëbohet çdo funksionar i lartë që akuzohet për korrupsion - TV-SHENJA

(VIDEO) Zaev: do të dëbohet çdo funksionar i lartë që akuzohet për korrupsion

Kryeministri Zoran Zaev përsëriti se në rast se vërtetohet se ndonjë bartës i funksionit është i dyshuar apo akuzuar për diçka, atëherë menjëherë vjen në shprehje masa e sanksionit, që nënkupton largim të atij personi nga funksioni që e bart. Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me informatat se një nënkryetar i Kuvendit është i dyshuar në një rast gjyqësor.

Zoran Zaev

“Gjithmonë qëndrojmë në qëndrimet tona dhe nuk ka ikje. Unë derisa zbrizja e morra informacionin se ka pasur një komunikatë, ose deklaratë, ku tash ju thoni se për cilin bëhet fjalë, gjegjësisht se bëhet fjalë për nënkryetar  Kuvendi. Në gjithmonë e kemi thënë qëndrimin tonë, kur një person të jetë i dyshuar apo i akuzuar, atëherë zbatohet masa sanksion, që nënkupton kohën e largimit të atij personi, le ta dëshmojë pafajësinë e vet, dyert janë të hapura, gjithmonë për gjithkënd. Kështuqë në kohë do ti themi qëndrimet tona, është e rendit që të lexojmë, të shohim se për çfarë është i dyshuar ai person, nëse është i akuzuar dhe do t’i themi qëndrimet tona sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kryeministri Zaev tha se nëse luftohet për sundim të së drejtës, duhet të gjithë të trajtohen njësoj para ligjit, pavarësisht funksioneve që i bartin.

Zoran Zaev

“Nëse luftojmë për sundimin e së drejtës dhe trajtim të barabartë për të gjithë para ligjit, atë duhet ta respektojmë, pavarësisht nëse ajo ka të bëjë me të gjithë ne, bartës të funksioneve partiake apo shoqërore”.

Kryeministri Zaev tha se ai do të deklarohet menjëherë pasi të informohet më detajisht lidhur me këtë çështje.

Ajnur Bafqari /SHENJA/