` . (VIDEO) Zaev takohet me Ahmetin - TV-SHENJA

(VIDEO) Zaev takohet me Ahmetin

Mandatari Zoran Zaev ka filluar sot bisedimet edhe me BDI-në për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti arriti sot në selinë e LSDM-së, për të diskutuar ndarjen e posteve qeveritare. Pas përfundimit të takimit Ahmeti nuk deshi të deklarohet për mediat rreth rrjedhës së bisedimeve, dhe as për raportimet për fërkimet e brendshme në BDI për ndarjen e ministrive dhe funksioneve të tjera publike.

“Do të ketë komunikatë…”, tha shkurt Ahmeti.

Nga ana tjetër deputeti i LSDM-së Petre Shilegov tha se për LSDM-në nuk është çështje primare ndarja e resorëve qeveritar.

“Është e parëndësishme ndarja e resorëve ose sistemi personal të emrave dhe resorëve nëpër parti parti politike, ajo që është me rëndësi për Republikën e Maqedonisë është të vendosim parime të funksionimit, respektivisht kthimin e sistemit të funksionimit, ku qytetarët do ta ndjejnë Qeverinë si të tyren”, deklaroi Petre Shilegov deputeti i LSDM-së.

Ndryshe, Zaev filloi bisedimet për formimin e Qeverisë vetëm pak orë pas marrjes së mandatit, duke vizituar kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin në selinë e Lëvizjes. Pritet që javën e ardhshme të zhvillohet takim edhe me Aleancën për Shqiptarët.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Zaev takohet me Ahmetin by tvshenjaofficial

 

Postime të Ngjajshme