` . (VIDEO) Zaev synon të krijojë shumicën e nevoshme për të miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike - TV-SHENJA

(VIDEO) Zaev synon të krijojë shumicën e nevoshme për të miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike

Për të siguruar shumicën prej dy të tretave në Kuvend për Ligjin e Prokurorisë Publike, gjatë kësaj jave kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev do të bisedojë me tetë deputetët e pavarur nga VMRO-DPMNE, të cilët kishin votuar edhe pro ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, Zaev thotë se procesin e miratimit të ligjit të ri të prokurorisë duhet ta shtyjnë përpara liderët e partive më të mëdha në vend.

Zoran Zaev
“Po, do të tentoj fillimisht me tetë deputetët dhe do të bisedoj me ta. Ata ndjejnë përgjegjësi sepse votuan për NATO dhe BE. Por, përgjegjësia te politikanët nga partitë më të mëdha është më e madhe. Jemi të gatshëm për fleksibilitet serioz përderisa ajo zgjidhje ligjore nuk do të tejkalojë kufijtë e kuq të cilët I lejon rregullativa evropiane, gjeqësisht, gjithçka që është në kuadër të mbështetjes së BE dhe gjyqësorit evropian. Kjo nënkupton që politikanët të mos radhisin prokuror”

Edhe pse dje lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski refuzoi propozimin e Zaevit për takimin e liderëve, partitë duket se ende nuk kanë hequr dorë nga kërkimi i një zgjidhje kompromisi që do të miratohet me koncenzus. Për nesër, LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë dakorduar një takim mes përfaqësues partiak Bojan Mariçiq dhe Timço Micunski.

LSDM
“Sot nuk ka negociata, është dakorduar për nesër të takohen përfaqësues të liderëve për të dakorduar dinamikën e bisedimeve. Ne presim nga VMRO-DPMNE pozicione konkrete dhe amendamente në formë të shkruar që deri më tani nuk i kemi pasur, ndërsa paralajmërojnë se këtë do ta bëjnë deri të mërkurën”

Debati për Ligjin e Prokurorisë Publike u riaktualizua pas thirjeve të diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë evropian që kjo çështje të përmbyllet gjatë kësaj përbërje parlamentare. Aktualisht edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE kanë propozuar verzionet e tyre të ligjeve për Prokurorinë, por asnjëra palë nuk mbështet propozimin e tjetrës. Arben Zeqiri /SHENJA/