` . (VIDEO) Zaev: Nuk do të lejoj një pederast të më rrëzojë nga pushteti - TV-SHENJA

(VIDEO) Zaev: Nuk do të lejoj një pederast të më rrëzojë nga pushteti

Duke e komnetuar aferën “Zhvatja”, kryeminstri Zoran Zaev tha se nuk do të lejojë që dikush ta involvojë atë, aq më pak, siç tha, disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një peder, ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai beson në proces transparent ndërsa hedh poshtë çdo lloj spekulimi se ai është i përzier në rastin “Zhvatja” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski i njohur si Zoki Kiçeec.

“Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë ta përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminel, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një peder, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu i bëri thirrje Prokurorisë që t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i posedon, madje edhe për vete dhe Katica Janevën, nëse ka, duke thënë se çdokush do të mbajë përgjegjësi.

“Еден педер” – Зоран Заев Баш ме интересира реакцијата на здруженијата за човекови права.

Gepostet von Божидар Божиновски am Dienstag, 13. August 2019