` . (VIDEO) “Vizion M” fillon projektin “Shkolla Rinore Ballanike” - TV-SHENJA

(VIDEO) “Vizion M” fillon projektin “Shkolla Rinore Ballanike”

Shoqata kulturore Vizioni-M ka promovuar sot projektin “Shkolla Rinore Ballkanike” i cili ka për qëllim të kontribuojë në trajnimin e të rinjve të talentuar për të kontribuar në zhvillimin intelektual dhe shpirtëror. “Shkolla Rinore Ballkanike” do përfshijë një sërë aktivitetesh edukativo – kulturore, ndërsa realizohet nga Presidenca e Diasporës turke dhe komunitetet mike të  Republikës së Turqisë” në bashkëpunim me shoqata rajonale. Projekti ka për qëllim aftësim të nxënësve në aspektin intelektual, nxënësit të arrijnë lirshëm dhe qartë të shprehin mendimet, idetë për libra dhe filma, apo për dukuri shoqërore në përgjithësi.

Bashkëorgnizator në këtë projekt është edhe SHK Vizioni M e cila në kuadër të kësaj shkolle do realizoj projektin “Libra, filma dhe vizita” ku gjatë disa javëve do realizohen seanca debative, vizita kulturore si dhe seminare të hapura në kuadër të Shkollës Rinore Ballkanike.

Librat të cilat janë paraparë të debatohen janë “Bijve dhe bijave të mia”, “Rizbulimi i perandorisë osmane” si dhe libri “Thirrje në vesh të shurdhër” ku udhëheqës i debatit do jetë vetë autori Milazim Krasniqi. Filmat të cilat do të debatohen janë filmi “Shok” me aktorin Visar Etemi filmat “The begening” dhe “Decision” me producentin Benjamin Kurtishi dhe regjisorin Agim Abdulla si dhe shfaqja teatrale “Vetëvrasësi” nga regjisori Sulejman Rushiti.

Projekti do zgjat 11 jave ndërsa vendi i realizimit do jetë në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Gostivar. Gjatë vizitave të qyteteve së bashku me historian do të vizitohen disa vende kulturore ku do të mësohen më shumë me historikun e atyre vendeve. Në përfundim të programit pjesëmarrësit e rregullt do realizojnë vizitë në republikën e Turqisë ku do vizitohen disa vende kulturore si dhe do mbahen ligjëratë me profesorët nga R. e Turqisë Doç. Dr. Lütfi SUNAR dhe Dr. Özgür KAVAK.

Qëllimet e projektit janë të ngritim vetëdijen për rëndësinë e leximit të librit dhe filmit.

Arben Zeqiri /SHENJA/