` . (Video) Vetura e djegur pas grabitjes së bankës në Çair - TV-SHENJA

(Video) Vetura e djegur pas grabitjes së bankës në Çair

Policia po kërkon katër persona, ndërkohë që dy orë pas grabitjes së armatosur te varrezat e Butelit policia ka gjetur një veturë të djegur të markës, “Golf 5” për të cilën besohet se është e grabitësve.  “Në orën  10.36 është paraqitur grabitje nga ana e disa personave me armë në bankën në rrugën ‘Ferid Bajram’ ku kanë marrë para. Nga ana e kryerësve të veprës është sulmuar personi me iniciale E.E (26) i cili është i punësuar si pjestarë i sigurimit në bankë. Persona të lënduar nga armët nuk ka. Menjëherë pas marrjes së paraqitjes, janë marrë masat dhe aktivitetet nga shërbimi policor”, njoftoi Policia. /SHENJA/