` . (VIDEO) Tjetër zhytje në rrënojat e Titanikut të famshëm, ja ç’e trishtoi një historian! - TV-SHENJA

(VIDEO) Tjetër zhytje në rrënojat e Titanikut të famshëm, ja ç’e trishtoi një historian!

Pas 15 vjetësh, hetuesit u zhytën përsëri në rrënojat e Titanikut, 107 vjet pas mbytjes tragjike. Pamjet e publikuara nga BBC janë bërë një hit në internet, pasi shumë kurreshtarë patën një shans për të parë se si duken rrënojat e ish-gjigandit të detrave përfunduar në fund të Atlantikut për më shumë se një shekull, në një thellësi prej 3800 metrash.

Historiani i Titanikut Parks Stephenson, tha se disa nga gjërat që ai pa gjatë zhytjes ishin me të vërtetë tronditëse.

Fjala është për vaskën e kapitenit.

“Ishte një imazh i preferuar, por tani është zhdukur,” tha ai. Vaska e kapitenit u xhirua nga hetuesit gjatë zhytjes në vitin 2004, dhe menjëherë u bë imazhi më i egër dhe interesant nga rrënoja. Tani ajo është zhdukur plotësisht për shkak të gërryerjes, rrymave të detit dhe bakterjeve që hanë metal. E gjithë pjesa e anijes ku qëndronte kabina e kapitenit thuhet se është zhdukur.

Ekspedita u drejtua nga Victor Vescovo. Të gjitha pamjet e ekspeditës do të paraqiten në dokumentar. /tesheshi/