` . (VIDEO) TIKA dhuron pajisje për aviacionin civil – TV-SHENJA

(VIDEO) TIKA dhuron pajisje për aviacionin civil

Me donacionin e dhënë sot për Agjencinë e Aviacionin Civil të Maqedonisë është rrumbullaksuar projekti dyvjeçar i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për të ndihmuar këtë institucion për përmirësimin  e nivelit të përgatitjes teknike si dhe përforcimin e kapaciteteve dhe funksionalitetit të Agjencisë. TIKA  i dhuroi Agjencisë së Aviacionit Civil,  30 kompjuterë dhe softuerë.

Kryetari i departamentit të TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Lindore, Mahmut Çevik, tha se ata i gëzon fakti që kanë mundësinë të përkrahin projekte të tilla, ndërsa ka rikujtuar për aktivitetet tjera të TIKA-s në Maqedoni.

“Sot është realizuar bashkëpunimi ynë i dytë dhe donacioni jonë i dyti i rëndësishëm nga ana e institucionit tonë, organizatës qeveritare turke për përkrahje teknike. TIKA në Maqedoni funksionon afërsisht 12 vite, gjegjësisht nga viti 2005 dhe deri sot kemi realizuar mbi 800 projekte nga fusha të ndryshme kultura, bujqësia, zhvillim të kapaciteteve institucionale, shëndetësi dhe shumë projekte tjera”, ka thënë Mahmut Çevik.

Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil të Maqedonisë, Goran Jandreoski  tha se takimi me përfaqësuesit e agjencisë TIKA ka rezultuar me bashkëpunim shtesë në fushën e ndihmës së natyrës teknike në agjencinë me qëllim që kjo agjenci t’i arrijë rezultatet e dëshiruara për udhëheqje të sigurt me aviacionin e Maqedonisë.

“Përkrahjen do ta arsyetojmë në të ardhmen me atë se do të sigurojmë që sa më shumë fluturime do të ketë mbi qiellin e Maqedonisë, të thellohet bashkëpunimi me autoritetet turke, me avio-kompanitë që do të fluturojnë për në Maqedoni, në aeroportet e Maqedonisë, poashtu edhe në fushën e trajnimeve dhe nevoja të ngjashme të agjencisë për aviacion”, tha Goran Jandreoski.

Përndryshe, në vitin 2015 TIKA kishte ofruar mbështetje teknike prej 18 kompjuterësh, një softueri special dhe 15 tabletë.

Enis Murtezi /SHENJA/

TIKA dhuron pajisje për aviacionin civil by tvshenjaofficial