` . (VIDEO) Temperaturat e ulëta dhe ajri i ndotur, burim i gripave - TV SHENJA

(VIDEO) Temperaturat e ulëta dhe ajri i ndotur, burim i gripave

Temperaturat e ulëta, ajri i ndotur dhe imuniteti i dobët, janë vetëm disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Kështu u shpreh mjeku Besir Murtezani, i cili tha se bëhet fjalë për një grip sezonal i cili më së shumëti prek fëmijët, personat në moshë të shtyrë, gjegjësisht ata që janë mbi të 60-tat, gratë shtatëzëna si dhe personat me sëmundje kronike.

“Si faktorë të paraqitjes së gripit kemi imunitetin e zvogëluar, moshat e shtyra, fëmijët, gratë shtatzëna, ajri i ndotur i cili është në masë të madhe të ndotjes dhe ulja e temperatura në minus gradë, që ka shtuar në dyfish numrin e pacientëve”, tha mjeku Besir Murtezani.

Ai bëri disa rekomandime për personat e prekur nga ky grip, si dhe terapitë që duhet përdorur për ta kuruar atë.

“Zakonisht paraqiten me shenja: Temperaturë të lartë, jashtëqitje, plogështi, kollitje dhe problem i trajtimit të këtyre pacientëve është se janë infeksione virale”, theksoi Murtezani.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojë sugjerimet e tyre dhe t’u largohen zonave që janë më të predispozuara për të marrë infeksione dhe viruse.

Ajnur Bafqari /SHENJA/


Temperaturat e ulëta dhe ajri i ndotur, burim i… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme