` . (VIDEO) Të premten mbahet turneu ICF Ferizaj – TV-SHENJA

(VIDEO) Të premten mbahet turneu ICF Ferizaj

Të premten në Ferizaj do të zhvillohet turneu i madh humanitar, ku në ring pritet të dalin shumë legjenda të sporteve luftarake, ndër ta edhe njësiti i Bondstilit amerikan. Në këtë event do të do të zhvillohen edhe dy lufta për titull, me Burim Ramën i cili do të përballet ndeshet për titull bote në SPF ndaj Dushan Cimev nga Maqedonia, ndërsa për titull evropian Naim Samiu, do të përballet me Boce Ivanovskin. Kik boksieri Naim Samiu shprehet optimist sa i takon përballjes së nesërme dhe beson se do të triumfojë në meçin e nesërm, ndërsa trajneri i tij Arben Jonuzi beson se Samiu është i gatshëm të jap më të mirën në meçin e nesërm dhe se nga Ferizaji do të kthehen me trofe.

NAIM SAMIU, KIK BOKSIER I KKB “Tetova”
”Përgatitjet për këtë turne kanë qenë shumë të mira, intensive dhe shumë më të forta se pargatitjet tjera sepse kuptohet që është një turne shumë i madh, dhe do të jetë për titull evropian dhe besoj se do t’ia arrij qëllimit. Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj të dy organizatorët e këtij turneu Avdylin dhe Mustafën”.

ARBEN JONUZI, TRAJNER I KKB “Tetova”
”Nga ky presim turne presim shumë, presim rezultat të mirë nga Naimi. Presim që të fitojmë titullin dhe të kthehemi këtu me titull bashkë me nxënësin tim. Përgatitjet kanë qenë shume intensive, kemi punuar shumë me Naimin. Mendoj se ia kemi arritur qëllimit duke u bazuar në garat paraprake që i kemi pasur në garat evropiane ballkanike sepse jemi edhe në reprezentacionin e Maqedonisë dhe garojmë për Maqedoninë”.

Ndryshe në kët turne pjesmarrjen e kanë konfirmuar kik boksier nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe shumë vende të tjera nga rajoni.

Samir Sinani /SHENJA/