` . (VIDEO) Sundimi i së drejtës kusht kryesor drejt bashkimit evropian - TV-SHENJA

(VIDEO) Sundimi i së drejtës kusht kryesor drejt bashkimit evropian

Politikanët e pavarur janë kusht për sundimin e së drejtës në vend, të cilët duhet të kenë vullnet politik për ta implementuaratë. Kështu ka vlerësuar eksperti i BE-së, Rajnhard Pribe, në konferencën ndërkombëtare shkencore “Qeverisja e mirë dhe sundimi i së drejtës nga perspektiva e integrimeve të BE-së. Ai tha se sundimi i së drejtës është parim universal dhe vlerë bazike e BE-së dhe nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për respektimin e sundimit të së dretjës.

Rajnhard Pribe

 “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ballafaqohen me standardet për sundimin e së drejtës. Ndonjëherë nevojiten ndryshime në legjslativë, ndërsa për atë duhen politikan të pavarur të cilët do të bëjnë reforma adekuate. Në atë mënyrë sistemi juridik do të mund të vendos pavarësi. Pa udhëheqje demokratike, nuk mund të ekzistoj sundimi i së drejtës. Shumë probleme, siç kemi theksuar edhe në raportin e Maqedonisë së Veriut, janë probleme që kanë të bëjnë me kulturën, sjelljen. Kjo është shumë e rëndësishme që të vijnë ndryshime”.

Për zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sundimi i së drejtës paraqet njërën ndër principet fundamentale për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe për progres në rrugën drejt Unionit. Sipas tij, sundimi i së drejtës është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë.

Bujar Osmani

“Sundimi i ligjit, Bashkimi Evropian janë në një mënyrë edhe sinonime, në një mënyrë të ndërlidhura, parakushte, elementet fundamentale të anëtarësimit në BE është sundimi i ligjit ose shteti i së drejtës.Unë mendoj se me atë që kemi bërë mund të bëjmë dallimin nga ajo ku ishim para tre viteve dhe ku jemi sot dhe me plot meritë mund të konstatoj se në tetor Maqedonia e Veriut merr datë për fillimin e negociatave me Bashkimit Evropian”.

Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti tha se, kjo temë është ndër temat më të rëndësishme për nga aspketi i rëndësisë dhe çështjeve që i ka të hapura dhe sfidohet vende, jo vetëm në perpsektivën evropiane, por edhe në kuptim të krijimit të kapaciteteve i9nstitucionale për një qasje dhe zgjidhje më të mirë.

Teuta Buçi /SHENJA/