` . (VIDEO) Specialja shkon në histori, nesër merren mandatet e prokurorëve - TV-SHENJA

(VIDEO) Specialja shkon në histori, nesër merren mandatet e prokurorëve

Këshilli i prokurorëve nesër do të vendos për fatin e prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike të cilëve edhe ligjërisht ju skadon mandati. Kryetari i këshillit, Aco Kolevski thotë se fillimisht duhet të konstatohet ndërprerja e mandatit të tyre dhe më pas do të sillet vendim nëse do të kthehen në prokuroritë e mëparshme prej nga kanë ardhur edhe pse ai është i bindur se sipas të gjitha gjasave një vendim i tillë edhe do të meret.
Aco Kolevski

“Do të duhet të zbatojmë dispozitat nga Ligji për Prokurorinë Speciale publike për ndërprerje të funksionit, sepse atje është paraparë se mandati i tyre nuk mund të tejkalojë mandatin e prokurorit special publik. Këtë do ta konstatojmë të hënën vetëm me vendim”.

Kolevski thotë se edhe pse ligji për PSP është ende në fuqi dhe nuk është sjellë ligj tjetër për Prokurorinë Publike në të cilin duhet të rregullohet statusi i PSP-së, nuk mund të emërojnë ushtrues detyre, sepse emërimi i tyre mund të vijë vetëm si propozim nga Kuvendi.

Aco Kolevski
“Qëndrimi i këshillit është se nuk ekzistojnë kushte për vendosjen e ushtruesit të detyrës në Prokurorinë Speciale Publike, duke pasur parasyshë vetë Ligjin për PSP ku është theksuar se propozimi për emërimin e Prokurorit Special Publik jepet nga Kuvendi. Presim propozim nga Kuvendi dhe nëse dorëzohet do të veprojmë sipas propozimit, sepse ligji ende është në fuqi”.

Mbrëmë Këshilli i Prokurorëve konstatoi ndërprerjen e mandatit të Prokurores Speciale Publike, Katica Janeva, pas vendimit të cilin ia dërgoi Kuvendi. Deputetët parapraish me 102 vota për votuan propozimin fillestar të këshillit të prokurorëve për përfundimin e mandatit të Janevës. Kjo e fundit ndodhet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Zhvatja”.

Arben Zeqiri /SHENJA/