` . (VIDEO) Spasovski: Të gjithë “aktorët” e “Zhvatjes” të përgjigjen para drejtësisë - TV-SHENJA

(VIDEO) Spasovski: Të gjithë “aktorët” e “Zhvatjes” të përgjigjen para drejtësisë

Nevojitet hetim i shpejtë dhe efikas dhe nxjerrje para drejtësisë të çdokujt që ka qenë i involvuar në rastin “Zhvatja” dhe në cilindo rast, me qëllim që të munden kriminelët, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Sipas tij, përveç kësaj nuk ka alternativë tjetër për përparimin e shtetit. Ai shtoi se vlerat morale dhe etike të një individi nuk i ndërton funksioni, por përkundrazi, ata vlera duhet të reflektohen në mënyrën e udhëheqjes së një institucioni.
Oliver Spasovski, MPB
Absolutisht na nevojitet të kemi hetim të shpejtë dhe efikas, nxjerrje para drejtësisë të secilit që ka qenë i përzier në çfarëdo rasti kriminal dhe korrupsioni përfundimisht të merr goditjen që nevojitet dhe në këtë mënyrë të kthejmë shpresën edhe tek qytetarët edhe tek institucionet, besimin te institucionet për shkak se kjo është betejë që nuk guxojmë ta humbim. Ose do të qëndrojmë të gjithë me nder dhe përgjegjësi që bashkë të fitojmë betejën kundër krimit dhe korrupsionit dhe të themi se jemi të aftë dhe se të gjithë bashkë ia arritëm.
Spasovski tha se ministria e Punëve të brendshme dhe ai personalisht është në dispozicion për të bashkëpunuar dhe ndihmuar të gjitha organet shtetërore që punojnë në këtë drejtim, ndërsa shtoi se bashkëpunimi aktualisht po realizohet në vazhdimësi për çdo rast në shtet.
Oliver Spasovski, MPB
Gjithsesi këtu institucionet shtetërore kanë pjesën më të madhe, ata janë më përgjegjëse dhe të gjitha bashkë me prokurorinë, me gjykatësit duhet të arrijmë rezultate. Prandaj duhet që secilin që është për drejtesi në shtet, që është i ndershëm, i përgjegjshëm, të ndahen në gjyqësor dhe në prokurori. Mendoj se tani është një moment i mirë të gjithë bashkë me energji ti vihemi kundër çdo lloj kriminaliteti. MPB dhe une personalisht do të jemi në dispozicion të ndihmojmë, gjegjësisht ti ndërmarrim të gjitha masat me të cilat do të jemi të angazhuar nga Prokuroria Publike, nga gjykata kompetente, me qëllim drejtësia të vihet në vend.
Spasovski këto komente i bëri gjatë dorëzimit të kërkesës në komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit që të fillojnë hetimet lidhur me akuzat që ditë më parë, VMRO-DPMNE i drejtoi në adresë të tij. Spasovski mohoi këto akuza që e lidhnin atë me një investim privat në Kumanovë duke thënë se as që ka dhe as ka pasur ndonjëherë lidhje me kompaninë ose investimin në fjalë.

Arben Zeqiri /SHENJA/