` . (VIDEO) Spasovski as nuk pohon e as mohon nëse do të jetë kryeministër teknik - TV-SHENJA

(VIDEO) Spasovski as nuk pohon e as mohon nëse do të jetë kryeministër teknik

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk pohoi e as nuk mohoi nëse ai është propozuar nga kryeministri Zaev për kryeministër teknik në mbledhjen koordinuese mes parneterëve të koalicionit të LSDM-së dhe nëse do të jetë ose jo kryeministër në qeverinë teknike 100-ditore. Spasovski vetëm tha se ka kohë deri atëherë, se lidhur me këtë çështje do të vendos kryeministri dhe organet e partisë dhe se nuk dëshiron që të ketë spekulime që tani.

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

“E para kemi akoma mjaft kohë, e dini se në politikë koha është punë relative, unë jam i drejtuar absolutisht t’i realizoj ato prioritete, derisa jam ministër I punëve të brendshme. Për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me formimin e Qeverisë teknike, kush do të jenë personat në atë Qeveri, sigurisht që do të vendos kryeministri  dhe organet e partisë, nuk do të doja të spekulojmë prej tani. Kur të vijë momenti, do të sillen vendimet dhe ato do të kumtohen në opinion”

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, i pyetur se përse nuk po ekstradohen të dyshuarit e rastit “Monstra”, tha se një gjë e tillë do të ndodh pasi të kalojnë proceset në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Ekrem Mustafa, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës

“Ata do të ekstradohen, për momentin nuk janë të ekstraduar pasi nuk kanë kaluar proceset në sistemin e drejtësisë së Kosovës”
Spasovski së bashku me homologun e tij kosovar morën pjesë në stërvitje demonstruese operative të quajtura “Gjah” që u zhvillua në qendrën policore në Gjorqe Petrov, pas çka u nënshkrua protokoll për bashkëpunim në këtë fushë në mes të dyja shteteve.

Ajnur Bafqari /SHENJA/