` . (VIDEO) Sindikata e policisë kërkon që Qeveria të miratojë dekret për pagesën e shpërblimit - TV-SHENJA

(VIDEO) Sindikata e policisë kërkon që Qeveria të miratojë dekret për pagesën e shpërblimit

Komisioni Rregullator i Energjetikës i informon qytetarët se mund të ankohen tek Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimet e ujit për  faturat e energjisë elektrike që nuk korrespondojnë me konsumin e vërtetë dhe ato nuk korrigjohen nga EVN,  pasi Komisioni ka kompetencë të veprojë në këto raste.

KRRE

“Qytetarët mund të lexojnë në mënyrë të pavarur matësin e energjisë elektrike dhe të raportojnë situatën siç duhet përmes platformës së internetit të EVN-së. Nëse llogaria e pranuar është ndryshe nga gjendja reale e treguar nga numratori, kompania është e detyruar të korrigjojë faturën mujore për energjinë elektrike të konsumuar. Në rast se të dhënat dhe llogaria nuk korrigjohen, nëse janë ndryshe nga konsumi i energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët, konsumatorët mund të kontaktojnë Komisionin rregullator të energjetikës dhe shërbimet e ujit, të cilat do të ndërmjetësojnë për të marrë një faturë në të cilën do të faturohet energjia e konsumuar elektrike”.

KRE bënë me dije se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke i respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit, një pjesë e kompanive mbi të cilat kanë kompetencë i kanë digjitalizuar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të zvogëlohet kontakti fizik.

Ndryshe, qytetarët e vendit sidomos të vendbanimeve shqiptare shpesh herë janë ankuar për fatura jo reale dhe më të larta nga ajo që e kanë harxhuar. Por edhe më shumë i revoltonte fakti që nuk kishin  ku ti adresojnë shqetësimet e tyre për këtë çështje.

Emine Ismaili /SHENJA/