` . (VIDEO) Shkup, fillon cikli i tretë i panaireve të punësimit - TV-SHENJA

(VIDEO) Shkup, fillon cikli i tretë i panaireve të punësimit

Nga data 18 e këtij muaji do të fillojë të mbahet cikli i tretë i panaireve për punësim dhe i njëjti do të vazhdoj deri më 15 qershor. Panairi do të fillojë në Shkup dhe pastaj do të vazhdojë edhe në pesë qytetet e tjera, Kavadar, Manastir, Shtip, Tetovë, Strumicë dhe së fundmi edhe një herë në Shkup. Drejtori i Agjensisë për Punësim, Vllatko Poposki, njoftoi se ky panair do të bëjë bashkë sipërmarrësit të cilët kanë nevojë për punëtorë dhe njëkohësisht personat që janë të interesuar dhe kërkojnë punë.

“Ideja e Panairit për punësim para së gjithash është që t’i prezantojmë disa vende të punës të cilat i përfshijnë të gjithë, ato që kërkojnë punë dhe ato të cilët mbase në të ardhmen do të kërkojnë punë…Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me punëdhënësin, personi i cili kërkon punësim të shohë çfarë kërkohet, sa kërkohet, sa paguhet ajo, gjegjësisht çfarë ofrojnë punëdhënësit dhe si janë vendet e punës”, ka deklaruar Vllatko Poposki, Drejtori i Agjencisë për Punësim.

Poposki gjithashtu potencoi se ndërsa qëllim parësor është zvogëlimi i numrit i papunësisë në Maqedoni.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punësim, Arben Ziberi bëri thirrje për pjesëmarrje në këto panaire, duke e konsideruar si mundësi e mirë ku të rinjtë mund të njoftohen me kërkesat e sipërmarrësve dhe anasjelltas.

“Ne si Agjencion për Punësim u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve, të gjithë ato që janë të interesuar, të marrin pjesë në këto panaire. Është një mundësi shumë e mirë, që ta dijnë se çka kërkohet më shumë nga sipërmarrjet këtu në RM. Po ashtu edhe të rinjtë që ende nuk kanë vendosur se në çfarë drejtimi do të shkollohen, ta kenë parasysh se cilat profesione, cilat zanate kërkohen më shumë”, deklaroi Arben Ziberi, Zv.drejtor i Agjencisë për Punësim.

Ata njoftuan se në dy ciklet paraprake të panaireve për punësim kanë marrë pjesë 734 punëdhënës, rreth 80.000 vizitorë. Në këtë listë, 21.190 persona i kanë lënë CV-të, ndërsa prej tyre 2 mijë e 500 janë punësuar.

Emine Ismaili /SHENJA/

Shkup, fillon cikli i tretë i panaireve të… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme