` . (VIDEO) Shkollat në periferi hendikepojnë nxënësit – TV SHENJA

(VIDEO) Shkollat në periferi hendikepojnë nxënësit

Hapja e shkollave të mesme nëpër zona periferike dhe nëpër fshatra, hendikepon nxënësit shqiptar. Kështu vlerëson profesori, Avzi Mustafa. Sipas të cilit misioni i shkollave nuk është vetëm që të pajis me dije dhe njohuri nxënësit, por po ashtu nxënësit nevojitet që të marrin kulturë dhe njohuri të përgjithshme. Ndërsa, sipas tij, shkollat nëpër rrethina të paurbanizuara të cilat janë larg botës së kulturës ua pamundësojnë nxënësve këtë gjë dhe nuk sjellin përfitime.

“Kjo nuk është e arsyeshme sepse, shkolla nuk ka misionin vetëm për të dhënë njohuri, por ka edhe misionin e kulturës dhe në qoftë se bëhet kërkesa që në ato vende dhe fshatra të hapen shkolla të mesme të çfarë do lloji, kjo është në dëm të asaj që unë do ta kisha quajtur kulturë. Për arsye se ku hapen shkollat në vendet urbane, ka më tepër qarkullim ndërmjet nxënësve. Gjithashtu në qendrat urbane ekzistojnë bibliotekat, arkivat, laboratoritë e ndryshme ku nxënësit do të takohen me një numër të nxënësve apo kolegëve të tyre që nuk janë nga rrethi i ngushtë i tyre por, janë nga rrethet e ndryshme”, ka deklaruar për SHENJA, profesori Avzi Mustafa.

Mustafa shton se, hapja e shkollave nëpër fshatra, u pamundëson nxënësve që ta dalin nga traditat e rrethit ku ata jetojnë.

“Mendoj se me ndarjen territoriale që janë bërë dhe ato qytete që janë fare të vogla nuk është e arsyeshme të bëhet një izolim i tillë për arsye se ato nxënës do të mbetin me traditat e tyre me zakone që i ka po ai rreth. Ndërsa kur të vij në një rreth që është më i urbanizuar, aty do të mësoj se ekzistojnë edhe tradita dhe rite dhe gjëra të tjera që janë në dobi të një kulture të përgjithshme që i kanë rrethet e ndryshme”, shtoi ai më tej.

Duke bërë krahasim të sistemit arsimor në periudhat e kaluara, Mustafa thotë se kërkesa të tilla ka pasur gjatë historisë në ish Jugosllavisë, duke e ilustruar me shembullin e hapjes së normales “Zef Lush Marku”, e cila fillimisht u hap në Tetovë. Por, duke pasur parasysh se  Tetova, siç shprehet ai, në atë kohë në krahasim me Shkupin ishte një provincë, në vitin 1951 u soll vendim  që ajo të kalohet në Shkup.

“Në vitin 1985-86, ku u rrënua sistemi arsimor në Maqedoni, ku erdhën dhe u bë atentat ndaj arsimit shqip, ku filluan të organizohen shkollat, shkollat të ashtuquajtura të përziera, por me mësim në gjuhën maqedonase dhe kjo zgjati deri në vitet 1993-94, ku përsëri filluan të organizohen në bazë të parimit nacional, ku do të hapen shkolla për gjithë kombet që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, tha më tej ai.

Mustafa vlerëson se duhet të filloj organizimi i shkollave në qendrat e mëdha sepse ky është i vetmi shpëtim i nxënësve dhe është në dobi të zhvillimit të personalitetit të nxënësit, në atë kohë kur ai fillon të formohet si personalitet.

Teuta Buçi /SHENJA/

TEUTA 1 _19.05.2017 by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme