` . (VIDEO) Shkëndija mposhtet nga Milani në "San Siro" - TV-SHENJA

(VIDEO) Shkëndija mposhtet nga Milani në “San Siro”

Shkëndija e Tetovës në ndeshjen e parë të plej of-it në Liga Evropa është mposhtur nga Milani në “San Siro” me rezultat 6:0.

Serinë e golave e hapi Silva në minutën e 13-të, në të 25-të Montolivo rriti epërsinë në 2:0, ndërsa tri minuta më vonë përsëri ishte portugezi që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin, duke çuar skuadrën e tij në pushime me rezultat 3:0.

Në fraksionin e dytë, Borini dhe Antoneli shënuan në minutat 67-të e 69-të, ndërsa Montolivo në të 85-tën vulosi shifrat përfundimtare për rezultat 6:0. Kujtojmë që ndeshja e kthimit ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës do të luhet pas një jave në “Telekom Arena” të Shkupit.

Aziz Sahiti /SHENJA/


Postime të Ngjajshme