` . (VIDEO) Shkelen afatet për rindërtimin e rrugës “Xhon Kenedi” - TV-SHENJA

(VIDEO) Shkelen afatet për rindërtimin e rrugës “Xhon Kenedi”

Ende nuk kanë përfunduar punimet për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik në bulevardin “Xhon Kenedi”dhe riparimin e rrugëve në Komunën e Çairit. Këtë projekt e shpalosi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në muajin qershor të këtij viti. Projekt që parashihej të përfundonte në afat prej 3 muajsh. Edhe pse tani ka mbaruar afati i përfundimit, që parashihej të ishte fundi i muajit shtator, tani jemi në muajin tetor dhe punimet ende po vazhdojnë, madje shihet se janë larg përfundimit.

Ndërkohë, kujtojmë reagimin e Qytetit të Shkupit më 5 shtator 2016, lidhur me këtë projekt.

“Në interes të informimit të saktë të qytetarëve, theksojmë se projekti për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën ‘Xhon Kenedi’ ka filluar më 29 qershor të këtij viti dhe afati për ndërtimin e së njëjtës është 90 ditë dhe duhet të përfundoj në fund të muajit shtator” – thuhej në reagimin e Qytetit të Shkupit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Qytetarët disa herë për televezionin Shenja thanëse punimet në këtë bulevard ju shkaktojnë pengesa në përditshmëri, si kalimtarëve ashtu edhe veturave, por edhe bizneseve rreth kësaj rruge.

Sot tentuam të marrim një prononcimnga Qyteti i Shkupit se kur do të përfundojnë punimet dhe pse u tejkalua afati paraprak që ishte fundi i shtatorit, por ata ishin të pakapshëm.

Emine Ismaili /SHENJA/


Shkelen afatet për rindërtimin e rrugës “Xhon… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme