` . (VIDEO) Saliu: Ligji i ri për gjuhën, larg kërkesave të shqiptarëve - TV-SHENJA

(VIDEO) Saliu: Ligji i ri për gjuhën, larg kërkesave të shqiptarëve

Propozim ligji për gjuhën shqipe është shumë larg nga vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare, kështu vlerëson gazetari Isen Saliu. Ai në intervistën e realizuar nga gazetarja Ajnur Bafqari, tha për TV SHENJA se politikanët kanë harruar premtimet e fushatës zgjedhore për gjuhën shqipe. Sipas tij, ky ishte një rast i art për zgjidhjen e zyrtarizimit të zgjidhjes, ndërsa moszyrtarizimi i saj nuk ka sqarim logjik.

“Mendoj se ky propozim ligj ashtu siç ka kaluar në Qeveri është shumë larg edhe nga vullneti që e shprehën shqiptarët në zgjedhjet e fundit parlamentare. D.m.th. u shkel vullneti i atyre 160 mijë ose 170 mijë shqiptarëve që votuan për ndërprerje të politikave të deriatëhershme që gjuhen shqipe e trajtonin si 20% dhe që u përcaktuan qartë për zyrtarizim të gjuhës shqipe. Po vërehet qartë që edhe shumë politikanë që para zgjedhjeve premtonin se kësaj radhe përfundimisht do të zyrtarizohet gjuha shqipe, i kanë harruar fjalët e tyre, edhe politikanët që thonin se nëse nuk zyrtarizohet gjuha shqipe do të formojmë Parlament paralel, vërehet se edhe ata i kanë harruar fjalët e tyre”, deklaroi Saliu.

Postime të Ngjajshme