` . VIDEO: Ronaldo “turpëron” Majoralin në stërvitje – TV-SHENJA

VIDEO: Ronaldo “turpëron” Majoralin në stërvitje

Kristiano Ronaldo ka dhuruar spektakël në stërvitje e sotme duke ia kaluar topin në mes të këmbëve talentin Borja Majoral. Veprimi i yllit portugez, zgjoi edhe reagimin e futbollistëve të tjerë të Real Madritit të cilët ishin duke zhvilluar kuadrat se bashku. Ata janë habitur nga veprimi i Ronaldos duke kapur kokën me dorë. 20-vjeçari Majoral luan në rolin e sulmuesit dhe konsiderohet si një talent tepër premtues nga klubi madrilen.