` . (VIDEO) Risteski: Kushtetuesja s’është kompetente për zgjedhjet lokale – TV SHENJA

(VIDEO) Risteski: Kushtetuesja s’është kompetente për zgjedhjet lokale

Iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Vetëqeverisjes lokale dërguar tek gjykata Kushtetuese për Vazhdimin e mandatit të kryetarëve të Komunave, Profesori universitar Temellko Risteski e quan si vendim të pamenduar mirë. Profesori habitet nga siç e quan ai, mosdija e këtyre dy ministrive për kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Risteski apelon deri tek Kuvendi që sa më shpejt të fillon me funksionim normal dhe të marrë iniciativë për ndryshimin e neneve kontestuese të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Kodit Zgjedhor, pasi ky institucion është i vetmi i cili mund t’ua zgjasë mandatin krerëve të komunave.

Ndiqni intervistën e gazetares Ferikan Iljazi me profesorin universitar Temellko Risteski. /SHENJA/

Risteski: Kushtetuesja s’është kompetente për… by tvshenjaofficial

 

Postime të Ngjajshme