` . (VIDEO) Rënie për Maqedoninë, Kosova e 168-ta - TV-SHENJA

(VIDEO) Rënie për Maqedoninë, Kosova e 168-ta

Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë ka shënuar rënien të re në renditjen e fundit të FIFA-s, duke u ndalur në pozitën e 146-të më e ulta në historinë e futbollit tonë. Disfata nga Shqipëria në start të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2018 në Rusi ka sjellë humbje prej të 8-të pozitave dhe tani përfaqësuesja e vendit renditet pas vendeve amatore si Luksemburgu apo Ishujt Fare. Edhe pse mundi Maqedoninë 2:1 në eliminatoret për Rusi 2018, humbja në tavolinë e miqësores me Luksemburgun i ka kushtuar kombëtares Shqiptare 3 vende në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.

Shqipëria tani mban pozitën e 40-të në klasifikimin botëror, gjithsesi duke qëndruar në nivele të larta, ndërsa fitorja 2:1 ndaj Maqedonisë shërbeu për kufizuar dëmet me rënien që rrezikonte të ishte edhe më e madhe. Në anën tjetër është Kosova ajo e cila ka shkruar historinë pasi ka rikuperuar plot 22 vende, duke u bërë përfaqësuesja e 5-të që ka fituar më tepër pozicione gjatë këtij muaji në renditjen e FIFA-s. Pas dy ndeshjeve të para zyrtare ku fitoi 2:0 miqësoren me Ishujt Faroe dhe barazoi 1:1 në Finlandë në eliminatoret për Botërorin e 2018-ës, Kosova pozicionohet në vendin e 168-të. Sa i përket kreut të renditjes, Argjentina mban vendin e parë e ndjekur nga Belgjika, Gjermania, Kolumbia, dhe Brazili, ndërkohë 10 vendet e para plotësohen me Kilin, Portugalinë Franca, Uruguaji, dhe Uellsi.

Samir Sinani /SHENJA/


Rënie për Maqedoninë, Kosova e 168-ta by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme